Transmetuar më 12-12-2018, 18:43

Një gjyshe australiane 102-vjeçare ka përfunduar me sukses hedhjen me parashutë për bamirësi.

102-vjeçarja Irene O’Shea shënoi rekord me hedhjen e saj për të tërhequr vëmendjen dhe kërkuar donacione për shoqatën e Sëmundjeve Nervore të Australisë Jugore, një sëmundje që prek trurin dhe nervat.

Vajza e saj ka vdekur si pasojë e kësaj sëmundje dhe tashmë ajo është e angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin.

Videoja e publikuar më poshtë dëshmon edhe njëherë se vitet janë thjesht “numra” dhe se nevojitet vullneti që gjithçka në jetë të realizohet.