Transmetuar më 12-12-2018, 18:23

Rrudhat janë një makth për të gjithë. Trajtimet e bukurisë janë shumë të kushtueshme, por kjo nuk do të thonë që ju duhet ta lini fytyrën tuaj pa asnjë përkujdesje.

Për këtë arsye ne do t’ju sjellim më poshtë si të bëni maskë për fytyrën në kushte shtëpie, me përbërës shumë të thjeshtë që mund t’i gjejmë në çdo shtëpi. Nëpërmjet kësaj maske efektive të realizuar në shtëpi ju mund të eliminoni ato.

Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj kokosi, verdha e vezës, një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle kos, një lugë çaji sheqer.

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini derisa të realizohet një masë kompakte.

Përbërjen e përftuar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Bëjeni këtë maskë dy herë në javë për të marrë rezultatet e dëshiruara./b.l/noa.al/

NOA Sondazh