Transmetuar më 12-12-2018, 17:41

Banorët e “Astirit” kanë dalë edhe sot në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.

Të veshur me jelekë portokalli ata drejtojnë thirrje në drejtim të Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Edhe pse ata janë shprehur pro ndërtimit të Unazës së Madhe, sot banorët kanë shfaqur kundërshti ndaj kësaj vepre.

Shkak janë bërë faktet e publikuara së fundmi për falsifikimet e njërës prej firmave që do të ndërtonte lotin e parë.

Bllokimin e rrugës, banorët e shoqërojnë me djegien e gomave.

Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës. /k.k/noa.al/