Transmetuar më 12-12-2018, 16:42

Një djalë në Korçë ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur të atit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i V.V, 24 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, A.V, 49 vjeç, duke bërë që ky i fundit ta denoncojë në polici.

Pas denoncimit të 49 vjeçarit u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme të tij.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku djali ka humbur kontrollin dhe është lëshuar egërsisht ndaj babait duke i shkaktuar lëndime në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje”. /b.l/noa.al/