Transmetuar më 12-12-2018, 16:00

Këngëtarja e njohur Rozana Radi tashmë prej kohësh ka treguar se është në një lidhje pasi ka folur shpesh për mbështetjen e partnerit, por nuk kemi parë asnjë foto apo dalje publike të çiftit.

Rozi në fakt ka zgjedhur që këtë aspekt ta mbajë privat, për veten e saj, larg syve dhe vëmendjes së mediave.

Pas suksesit në “Kënga Magjike” ku u vlerësua me çmimin e “Kritikës” këngëtarja vendosi mbrëmë ti përgjigjej disa pyetjeve nga fansat e saj në Instgram.

Një ndër ato që na ra në sy ishte edhe një ndër pyetjet që i bëhet më shpesh Rozit. “Pse nuk martohesh”. Përgjigja e Rozanës: “Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë”.

Dhe me siguri që pas kësaj përgjigje të shkurtër dhe të prerë, mos prisni më dasmë nga Rozana!/b.l/noa.al/