Transmetuar më 12-12-2018, 14:42

Një djalë vetëm 16 vjeç, i cili luante futboll me skuadrën e shkollës, vrau me gjakftohtësi të dashurën e tij 17 vjeçe, një nxitëse tifozësh, të cilën e kishte njohur teksa stërvitej.

Gjithçka pasi mësoi se e reja kishte ngelur shtatzënë. Breana Rouhselang, i kishte thënë Aaron Trejo se ishte në pritje të një fëmije, por ai nuk donte.

“Kështu mora masa”, tregoi vetë i riu, duke treguar krimin e kryer të shtunën mbrëma në Mishaëaka, rreth 150 milje në veri të Indianapolis, në shtetin amerikan të Indiana.

Trupi i vajzës, u gjet në një thes plehrash në koshin e mbetjeve dhe pas hetimeve të kryera, policia ra në gjurmët e 16-vjeçarit, duke e arrestuar gjatë kësaj të diele.

I mituri tregoi se e dinte që e dashura e tij ishte shtatzënë, por sqaroi se asnjëri prej tyre nuk donte të bëhej prind.

Aaron rrëfeu se e kishte njohur Breana prej disa muajsh dhe kur zbuloi se ajo kishte mbetur shtatzënë, mes tyre kishte pasur një sërë debatesh.

Por fillimisht i riu mohoi ta kishte takuar 17-vjeçaren mbrëmjen e krimit, por i zënë ngushtë me pyetje, u detyrua të pranojë gjithçka.

Aaron rrëfeu se Breana ishte vonuar shumë për ti thënë se ishte shtatzënë dhe se ishte shumë vonë për abort, kështu ai mori një thikë dhe e goditi disa herë në bark, për tu siguruar që të vdisnin si ajo edhe fëmija. /a.y/noa.al