Transmetuar më 12-12-2018, 14:27

Një vajzë e vogël vetëm 3 vjeçe, u ndëshkua në mënyrën më makabre të mundshme, nga nëna dhe i dashuri i saj. Gjithçka pasi vogëlushja urinoi në mbathje.

Candice Diaz, nga Michigan, SHBA dhe i dashuri i saj, Brad Fields, dhunuan egërsisht vogëlushen Gabrielle Barrett për dy ditë me radhë, deri sa i shkaktuan vdekjen, ditën e parë të janarit 2018.

Pas krimit, çifti u largua nga qyteti, por që të dy u gjetën dhe u arrestuan nga policia, në Georgia, disa javë më vonë.

Ndërkohë këtë të martë, në seancën gjyqësore, Candice, rrëfeu krimin. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së shkallës së dytë, duke rrezikuar nga 30 deri në 60 vite burg.

Krimi i rëndë indinjoi gjithë Amerikën, duke e etiketuar gruan si “nënë monstër”.

Ndërkohë gruaja tha se e kishte futur të bijën në vaskë me ujë, ndonëse e dinte se ishte i nxehtë. Për pasojë vogëlushja pësoi djegie serioze në këmbë dhe krahë.

Duke mos qenë e kënaqur, të nesërmen gruaja e futi sërish të bijën në vaskën me ujë të nxehtë për 36 minuta, shkruan noa.al.

Por vetëm kur pa se gjendja e vajzës u rëndua ajo lajmëroi ambulancën. Vogëlushja u transportua në Saint Joseph Mercy hospital, ku dhe gjeti vdekjen pak më vonë.

Hetuesit deklaruan gjatë seancës gjyqësore, se dy të akuzuarit, kanë çrregullime mendore.

Po ashtu në shtëpinë e tyre u gjet drogë dhe amë, si dhe një sërë jashtëqitje kafshësh.

Madje çifti kishte bërë një sërë kërkimesh online se si të ndëshkonin vajzën, vetëm sepse kishte bërë çiçin në vete. /a.y/noa.al