Transmetuar më 12-12-2018, 12:09

Duket se ka ikur koha e pemëve natyrale apo e atyre plastike të blera në dyqan, pasi tashmë festat e fundvitit priten me pemë të tjera.

Në Gjermani festimet e fundvitit vlejnë sa floriri.

Më saktësisht 63 kilogramë monedha floriri, janë përdorur nga Pro Aurum, tregtar i madh floriri në Hamburg.

Gjithçka në pritje të festës së Krishtlindjeve, duke krijuar një pemë me kosto prej 2.3 milionë eurosh.

Pema e pazakontë është e gjatë tre metra dhe është realizuar me një bazë plastike.

Në të janë vendosur plotë 2018 monedha floriri, ku secila peshon 30 gramë. /a.y/noa.al