Transmetuar më 12-12-2018, 09:58

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, reagon lidhur me dënimin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Duke cituar fjalën e zëvendës ambasadorit në detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, e mbajtur dje, thuhet se më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

“Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme”, thuhet në qëndrim.

Më tej nënvizohet se prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin.

“I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”, deklarohet më tej. /a.y/noa.al