Transmetuar më 12-12-2018, 09:36
Foto ilustruese

Një grua ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku viktima është një grua 60-vjeçare.

Viktima L.J., gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes në tokë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbuluar më shumë.

Nuk dihen ende rrethanat se si gruaja është rrëzuar, teksa hetimet janë në vijim.

Paraprakisht dyshohet se gruaja mund ti ketë dhënë fund jetës, duke u hedhur nga lartësia. /a.y/noa.al