Transmetuar më 12-12-2018, 09:23

Revista prestigjioze e përjavshme amerikane “Time”, ka përzgjedhur si personazh të vitit 2018, “reporterët në rrezik”.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi, i vrarë në Stamboll, është përzgjedhur mes personave të vitit nga revista “Time”.

Krahas gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi dhe Capital Gazzette, janë përzgjedhur edhe reporterët Maria Ressa, Wa Lone dhe Kyaë Soe Oo.

Khashoggi u vra në 2 tetor brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Ndërkohë Capital Gazzette, është gazeta e Annapolis, në Maryland, SHBA, ku në 28 qershor një burrë i armatosur hapi zjarr duke vrarë pesë punonjës.

Ndërsa Maria Ressa, është një gazetare filipinase e cila drejton sajtin e informacionit Rappler, i shënjestruar nga Presidenti Rodrigo Duterte, shkruan noa.al.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, janë dy gazetarë të ‘Reuters’ të arrestuar në Birmani dhe të dënuar me 7 vite burg, për punën e tyre kundër dhunës ndaj minorancës Rohingya.

Kjo është hera e parë që gazetarët zgjidhen si personazhe të vitit nga revista, e cila e jep këtë titull që prej vitit 1927.

Ndër të tjera është hera e parë që një person që nuk jeton, zgjidhet si personazh i vitit. /a.y/noa.al