Transmetuar më 12-12-2018, 08:50

Kryeministri Edi Rama, reagon ndaj deklaratës së mëngjesit të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo pasi Monika Kryemadhi propozoi dy mendime, të cilat sipas saj ju japin zgjidhje kërkesave të studentëve.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve, t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, shkruan Rama.

Kryemadhi propozoi mendime në ligjin për buxhetin, ku totali i shpenzimeve buxhetore në arsimin universitar nga 7 miliardë, të kthehet në 14 miliardë lekë.

Po ashtu propozoi që fondi i emergjencës në arsimin universitar të jetë një fond prej 5 miliardë lekë, për përmirësimin e infrastrukturës së studentëve.

Ndër të tjera, propozoi amendamentin që siguron rritjen në masë 50% të përfaqësimit të studentëve në bordet e administrimit.

Kryemadhi tha se me anë të këtyre amendamenteve i bëhet thirrje Edi Ramës, kreut të Kuvendit dhe deputetëve që ti kalojnë sa më parë amendimet në Kuvend, si mënyrë që t’iu jepet zgjidhje menjëherë studentëve.

Sipas saj koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe se tallja që po i bëjnë të rinjtë në rrjetet sociale, është më keq se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës. /a.y/noa.al

Kryemadhi: LSI amendamente që iu japin përgjigje studentëve, t’i votojmë urgjent