Transmetuar më 12-12-2018, 07:57

Për pak ditë nis festivali i fundvitit në Radio Televizionin Publik shqiptar, ku fituesi i tij do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Festivali do të mbahet nga data 20 deri në 22 dhjetor, ndërkohë që nuk dihen ende këngët pjesëmarrëse.

Por në edicionin e 57-të të festivalit të Këngës do të jetë një i ftuar special.

Ai është këngëtari me origjinë nga Fieri, Ermal Meta, i cili prej vitesh zhvillon karrierën në Itali.

Kujtojmë se Meta bashkë me këngëtarin italian Fabrizio Moro, fituan festivalin e Sanremo në Itali. /a.y/noa.al