Transmetuar më 11-12-2018, 22:47

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24 po diskutohet lidhur me protestën e studentëve per uljen e tarifave te studimit.

Në panel, është edhe një vajzë, që u prezantua si studente me emrin Adelina Laçi, por sipas ish-zëvendës/ministrit Taulant Muka, ajo është juriste në Ministrinë e Arsimit.

Ai këtë gjë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ja çfarë shkruan ai:

Kënaqësi të isha me studentët LIVE! Dhe shumë i lumtur që më kërkuan t’ju bashkangjitem! Do bëj valixhet dhe do ju bashkohem protestës së studentëve.

Une nuk e shihja panelin se isha në skype, dhe ishte një vajzë që pyeste si studente, pyetje provokative alla politike.

Në fakt ishtë Adelina Laci, juriste tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë! Çprovokime të rëndomta!", shkruan Muka në Facebook./a.k/noa.al/