Transmetuar më 11-12-2018, 21:49

Qyteti i Strasburgut në Francë është tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Informacionet e para bëjnë me dije se një person ka humbur jetën, dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një tregu Krishtlindjeje.

Ministria franceze e Brendshme konfirmoi një "ngjarje serioze të sigurisë publike" në Strasburg dhe u kërkoi banorëve të qëndronin në ambiente të mbyllura e të sigurta.

Të shtënat u dëgjuan në marketin e Krishtlindjes në Strasburg, që vizitohet nga milionë turistë çdo vit.

"Të shtëna në qendër të Strasburgut. Cdo njeri duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të presë për një sqarim të situatës", shkroi nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Alain Fontanel në Twitter.

Mediat e huaja raportojnë se mund të jetë një sulm terrorist, por mbetet për t’u konfirmuar dhe hetuar nga strukturat e posaçme. /k.k/noa.al/