Transmetuar më 11-12-2018, 20:40

Mos flini asnjëherë me grim në fytyrë, edhe pse është një proces i lodhshëm për ta hequr.

Ky veprim para gjumit duhet të ketë një rutinë klasike çdo natë, por në disa raste nga lodhje ndodh që vajzat flenë me grim, por kjo gjë është shumë e rrezikshme.

Lëkura gjatë natës ka nevojë të ajroset për t’u rigjeneruar dhe në këtë rast grimi e bënë fytyrën më pak elastike.

Po ashtu largimi i grimit para gjumit, shmang krijimin e puçrave, sidomos në mjekër dhe faqe.

Largojeni grimin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar si dhe të fjeturit me grim mund të plak fytyrën për disa vite.