Transmetuar më 11-12-2018, 20:15

Pesë persona janë vrarë nga një person që hyri i armatosur në një katedrale katolike pranë qytetit më të populluar të Brazilit, Sao Paulo.

Sipas BBC, ngjarja e rëndë ndodhi në Katedralen Metropolitane në qytetin e Campinas.

Aty po mbahej një meshë kur hyri sulmuesi me 2 armë dhe filloi të qëllonte.

Policia ushtarake konfirmoi se nga të shtënat mbetën të plagosur rëndë edhe 4 të moshuar. Pak momente më vonë, autori u vetëvra në katedrale.

"Ishte e frikshme. Ai hyri dhe gjuajti në mënyrë të rastësishme tek njerëzit, të gjithë po luteshin", tha dëshmitari Alexandre Moraes. /k.k/noa.al/