Transmetuar më 11-12-2018, 19:54

Formohet një prej institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në përbërje të tij janë gjasjtë anëtarë të cilët u zgjodhën ditën e sotme. Ata janë:

Tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e shkallëve të para

Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.

Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit:

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë;

Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Kostaq Beluri.

Procesi i votimit nisi që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Në garë për gjashtë vende, ishin 10 kandidatë nga të gjitha nivelet. /k.k/noa.al/