Transmetuar më 11-12-2018, 18:16

Reperi i famshëm shqiptar, po vuan dënimin prej disa kohësh në burgun e Fushë-Krujës, por edhe pse prapa hekurave, asgjë nuk e ka penguar që këtë periudhë të jetë protagonist në media.

Kështu, fillimisht ishte një telefonatë e tij në emisionin e mëngjesit tek "Aldo Morning Shoë" në Tv Klan, ku Stresi telefonoi në emision për të bërë një përshëndetje të rastit.

Më pas, ishte e dashura e tij Kejsi që postoi disa foto intime nga shtrati me të fejuarin e saj dhe lajmi bëri xhiron e medias shqiptare.

Këtë herë është dedikimi i Kejsit, që sërish i shpreh dashurinë haptazi në sytë e gjithë botës, partnerit të saj, Stresit. "Ah, asnjë s’kam dasht si puna jote. Ta kam thënë dje, po ta them prapë sot".