Transmetuar më 11-12-2018, 17:40

Ditën e djeshme, në prag të fillimit të Festivalit të Këngës në RTSH, janë prezantuar projektet muzikore nga artistët pjesmarrës.

Edhe këtë vit në këtë festival, nuk mungojnë emrat e njohur si Jonida Maliqi, Soni Malaj apo Eranda Libohova. Ndërsa sot, me anë të një konference për shtyp, Radio Televizioni Shqiptar ka zbuluar emrat e dy prezantuesve të Fest’ 57.

Do të jenë pikërisht aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja e këngëtarja kanadeze me origjinë shqiptare Ana Golja.

E ndërkohë që për Zhustin ky është një rikthim në moderimin e festivalit pas 47 vitesh, për Goljan ky është një debutim në një skenë shqiptare.

E lindur në 31 janar 1996 nga prindër shqiptarë, ajo ka marrë pjesë në disa filma si “Full out” apo “Love on ice”, e gjithashtu ka publikuar dhe një album muzikor “Epilogue”./b.l/noa.al/