Transmetuar më 11-12-2018, 15:29

Gjatë këtyre katër viteve, si me Almedën, ashtu edhe me Tolgan, jeta është treguar shumë bujare.

Sot, pas plot 4-vjetësh dashuri, Almeda Abazi dhe bashkëshorti I saj aktori turk Tolgan mund të kenë shumë për të rrëfyer, por ajo nuk foli gjatë.

Mjaftoi një foto me dashurinë e jetës në profilin e saj në Instagram për të uruar 4-vjetorin. “Gëzuar përvjetorin e katërt dashuria ime…” – shkruan Almeda.

Ky vit është special për Almedën dhe për aktorin e njohur. Bukuroshja shqiptare, para pak javësh dha lajmin se është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt, do të bëhet nënë e një djali.

Ish-Miss Shqipëria është në javët e para të pritjes së ëmbël dhe gjithçka është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në spital./b.l/noa.al/