Transmetuar më 11-12-2018, 14:25

“Ulni tarifat”, “Arsim publik falas”, “Nuk ka negociata”, “E duam arsimin si gjithë Europa”, etj., janë thirrjet e studentëve të cilët prej orësh qëndrojnë në protestë para ministrisë së Arsimit.

Ata shprehen të vendosur për ti shkuar deri në fund betejës së tyre, ndërsa shprehen gati për përshkallëzimin e protestës.

Kjo pasi ora 16.00 është afati i fundit që të rinjtë i kanë vendosur qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Bashkë me studentët e universiteteve publike të Tiranës, në protestën e sotme janë bashkuar edhe ata të rretheve, të cilët njëzëri përsërisin kërkesat e tyre.

Po ashtu me të rinjtë protestues janë bashkuar edhe gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë.

Teksa afatit fundor të vendosur ndaj qeverisë po i vjen fundi, studentët kanë paralajmëruar se janë gati të futen në grevë urie.

Ndërsa të rinjtë kanë thirrur me megafon se Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të ballafaqohet me ta në emisioni “Top show”, njëri nga drejtuesit e protestës i pyeti të tjerët nëse pranojnë.

Njëzëri të rinjtë u përgjigjën në kor, “Jo, Jo, Jo”.

Kështu ata iu drejtuan Kryeministrit duke i thënë, “Eja këtu, nëse do këtu na ke! Këtu na ke! Këtu na ke!”

Po ashtu të rinjtë përsëritën se kush shkon përballë Ramës në emision, nuk i përfaqëson dhe do të përjashtohen nga protesta.

Kërkesat e studentëve

1-Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve. /a.y/noa.al

TRANSMETIM LIVE, PROTESTA E STUDENTËVE

Qytetarët shpërndajnë ushqim për studentët protestues

Gjimnazistët lënë mësimin, iu bashkohen studentëve në protestë

Edi Rama sfidon studentët protestues: Kam dhe unë 8 pikat e mia për ju

Rama, studentëve: Kjo s’është lojë force! Ju pres për zgjidhje dhe në parlament

Për herë të parë që nga nisja, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Protestës masive të studentëve i bashkohen rrethet, pamjet nga marshimi drejt ministrisë Protesta në Tiranë, studentët ulen në rrugë te “21 Dhjetori”