Transmetuar më 11-12-2018, 13:29

Mijëra studentë kanë vijuar për të tetën ditë me radhë, protestën e tyre përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë studentëve të të gjitha fakulteteve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor-edukativ.

Një ditë më parë, studentët protestues, kanë caktuar ditën e sotme si ‘afatin’ e fundit për qeverinë, për të plotësuar 8 kërkesat e tyre.

Protesta minutë pas minute

TRANSMETIM LIVE

Ndër kërkesat kryesore të studentëve, renditen: përgjysmimi i tarifave për të gjitha ciklet e studimit, përfaqësimi i studenteve në senatin e akademik dhe bordet e universitetit si edhe rritja e investimeve për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe biblioteka.

Sipas studentëve, pas orës 16:00 të kësaj të marte, do të përshkallëzohet protesta, deri në grevë urie.

Ndonëse kanë hyrë në ditën e 8-të të protestës, studentët edhe një ditë më parë, refuzuan dialogun me kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë së hënës pati një komunikim virtual, për ofrimin e zgjidhjeve për kërkesat, por studentët insistojnë në përmbushjen e të gjitha kërkesave, pa qenë nevoja për komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin.

Kërkesat e fundit/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor 2018

Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte). 2. Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online 3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik. 4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. 5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 6. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19 7. Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. 8. Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

TRANSMETIM LIVE, mundësohet nga ABC News

Protesta minutë pas minute