Transmetuar më 11-12-2018, 13:10

Celularët dhe adoleshentët janë tashmë një binom i pandarë, ku të rinjtë nuk arrijnë që të shkëputen prej tyre duke i marrë me vete kudo, madje dhe në tualet.

15-vjeçares Irina Rybnikova, zakoni për të mbajtur gjithnjë në dorë celularin, i kushtoi jetën.

Vajza e kishte vendosur telefonin në karikim para se të futej në dush, por ai rrëshqiti dhe ra në vaskën ku ajo po lahej. Për pasojë adoleshentja gjeti vdekjen në shtëpinë e saj në Bratsk, të Rusisë, gjatë kësaj të shtune, shkruan noa.al.

E ndjera ishte kampione në një stil mundjeje dhe dëshironte që të bëhej kampione bote.

Federata sportive ruse, duke kujtuar të renë, shkruan: “Humbëm kampionen tonë, miken dhe nxënësen e shkëlqyer Irina Rybnikova, 15 vjeçe. Ishte kandidate për tu Master of Sports në mundje. U preftë në paqe”.

Duke qenë se uji është përcjellës shumë i mirë për korrentin, kur celulari ra në ujë teksa ishte në karikim, tragjedia ishte e pashmangshme. /a.y/noa.al