Transmetuar më 11-12-2018, 11:50

Kryeministri Edi Rama i ftoi sërish studentët që të takoheshin dhe dialogonin në mënyrë që ti jepej zgjidhje tetë kërkesave të tyre.

Por pavarësisht se janë njohur me mesazhin e kreut të qeverisë, të rinjtë kanë thirrur në kor “S’ka negociata!”

Të rinjtë pretendojnë se zgjidhja e vetme qëndron në plotësimin e kërkesave, të cilat janë fare të qarta.

Po ashtu të rinjtë, kanë thirrur në kor “E duam arsimin si gjithë Europa”.

Studentëve protestus iu janë bashkuar edhe të rinj të rretheve të cilët kanë bojkotuar mësimin në universitetet e tyre, ashtu sikundër dhe gjimnazistë të Tiranës.

Ata kanë lënë si afat fundor orën 16.00 të kësaj të marte, ose në të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, deri në grevë urie.

#Protestoj #27Janar

Shqipëria në Europë pa Mafia-Qeverinë #Protesto

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 27 janvier 2018

Kërkesat e studentëve

1-Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve. /a.y/noa.al

Gjimnazistët lënë mësimin, iu bashkohen studentëve në protestë

Edi Rama sfidon studentët protestues: Kam dhe unë 8 pikat e mia për ju

Rama, studentëve: Kjo s’është lojë force! Ju pres për zgjidhje dhe në parlament

Për herë të parë që nga nisja, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Protestës masive të studentëve i bashkohen rrethet, pamjet nga marshimi drejt ministrisë Protesta në Tiranë, studentët ulen në rrugë te “21 Dhjetori”