Transmetuar më 11-12-2018, 10:57

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në Tiranë, pranë zonës së tregut ushqimor.

Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e rastit.

Sakaq uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Aktualisht po merren në pyetje persona që mund të kenë parë ngjarjen, me synim zbardhjen e saj. /a.y/noa.al