Transmetuar më 11-12-2018, 10:10

Një shqiptar i moshës 19-vjeçare, Aleksandër Luka ndodhet në burg në Greqi, i dyshuar si personi që vrau të renë greke, Eleni Topaloudi në 28 nëntor.

Por teksa ndodhet në burgun e Avlonës, ai është rrahur egërsisht, pamje të cilat mund ti shihni në videon më poshtë.

I riu shqiptar dëgjohet të thotë se nuk e ka vrarë ai Elenin, por shoku i tij grek, por pavarësisht kësaj të burgosurit e tjerë i janë futur në qeli dhe e kanë rrahur egërsisht.

Pas dhunës së pësuar i riu shqiptar u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë është rikthyer sërish në burg.

Lidhur me krimin krahas shqiptarit është i përfshirë edhe një 21-vjeçar grek, i cili vjen nga një familje e pasur.

Luka gjatë gjithë kohës, ka pretenduar se ka qenë shoku i tij grek Manolis Koukouras, ai që e ka vrarë Elenin, dhe se ishte njohur përmes tij dhe kërkonte të kishte diçka më shumë me viktimën.

Por duket se refuzimi i së resë ndaj Koukouras ka bërë që 21-vjeçari ta godasë për vdekje.

“Unë kam pasur atë ditë një thikë për vetëmbrojtje por nuk e kam përdorur. Ishte Aleksandri ai që më mori dhe më tha se donte të ndante atë vajzën me mua, diçka që ai e bënte shpesh”, ka treguar shqiptari në polici. /a.y/noa.al