Transmetuar më 11-12-2018, 09:33
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm, ku një automjet i drejtuar nga një grua, ka përplasur një këmbësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës, një makinë tip ‘Mercedez-Benz’, me targë AA908LZ, i drejtuar nga A. V., 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren Shpresa Shima 46 vjeçe, banuese në Bushat.

E aksidentuara si pasojë e dëmtimeve të pësuara, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sakaq drejtuesja e mjetit u shoqërua në polici, ku dhe po kryhen veprimet e rastit.

Aktualisht në vendngjarje po kryen veprimet nga ana e grupit hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al