Transmetuar më 11-12-2018, 07:59

Mbrëmjen e së shtunës Flori Mumajesi, u shpall fituesi i Kënga Magjike me këngën “Plas”.

Kënga e tij u pëlqye gjerësisht, ku në pak ditë një pjesë e mirë e njerëzve e mësuan përmendsh.

Por e mbresuar nga kjo këngë ka mbetur edhe Elhaida Dani. Këngëtarja i ka bërë dhuratë Florit, një version tjetër të kësaj kënge të kënduar prej saj.

Teksa ka publikuar këngën, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë, Elhaida shkruan:

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë! Ky cover është një dhurate për Flori Mumajesin dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite! Faleminderit Flori, uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde”.

Nga ana e tij Flori e ka ripostuar këngën, duke shkruar, “I lumtur që i ke dhënë një tjetër ndjesi, Faleminderit Elhaid”. /a.y/noa.al