Transmetuar më 10-12-2018, 20:43

Burg përjetë ka kërkuar Prokuroria e Lodit në Itali për Franco Vignatin, 64-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja.

Mediat italiane kanë bërë publik lajmin, teksa mbi burri rëndon akuza si autori i vrasjes me paramendim të gruas shqiptare, dy vite më pare, me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumin “Po”.

Trupi i pajetë u gjet në lumë më 8 qershor të të njëjtit vit, në Monticelli d’Ongina, komunë ku italianë më vitin 2009 ka qenë këshilltar komunal për kulturën, i partisë “Lega Nord”.

Lavdije Kruja

Vignati, sipas prokurorisë, e kishte kryer vrasjen, pasi gruaja shqiptare i kishte komunikuar se do ta ndërpriste marrëdhënien sentimentale me të. /k.k/noa.al/