Transmetuar më 10-12-2018, 17:50

Rreth 19 kg drogë e llojit marijuanë u sekuestrua nga policia greke pasditen e sotme. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë një mashkull 20 vjeç dhe një femër 33 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në fshatin Sajadhe të Igumenicës, menjëherë sapo një automjet kishte kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Autoritetet greke ndaluan një automjet për të cilin nuk u saktësua nëse kishte kaluar nga dogana apo jo, por brenda makinës në një vend të improvizuar enkas në prapakolp dhe në portë, u gjetën 35 pako.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan edhe 1 lap top e 1 celular.