Transmetuar më 10-12-2018, 17:25

Studentët kanë mbyllur edhe për ditën e sotme protestën e tyre përpara ministrisë së Arsimit.

Për rreth tetë orë, të bashkuar dhe njëzëri, ata edhe këtë të hënë kërkuar që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.

Ata sërish refuzuan thirrjen e Kryeministrit Rama për t’u ulur në dialog, ndërsa janë të vendosur që reagimin e tyre ta vazhdojnë nesër.

Për të martën është parashikuar një protestë më e madhe për nga numri, ku flitet se mund të bashkohen edhe prindërit e studentëve.

Deri më tani vetëm njëra prej kërkesave të tyre është plotësuar, dhe ajo ka të bëjë me shfuqizimin e nenit 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave që parashikonte pagesë financiare për çdo kredit të lëndëve të prapambetura.

Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, veting në radhët e pedagogëve dhe një sërë pikash të tjera që ministrja Nikolla i ka në tavolinë.

Ashtu siç kanë bërë edhe ditët e tjera, në përfundim të protestës studentët pastruan ambientin ku qëndruan përgjatë kësaj të hëne. /k.k/noa.al/