Vëndet më të lira në Europë për të festuar Krishtlindjet
Transmetuar më 10-12-2018, 17:14

Një studim nga "Money Travel" ka hulumutuar koston e vizitave në 10 tregjet e Krishtlindjeve në qytetet europiane. Studiuesit karahasuan çmimet e fluturimeve, akomodimeve, verës, pijeve dhe ushqimeve.

Tre vendet më të lira për të kaluar Krishtlindjet janë Riga, Praga dhe Talin, të treja në Europën Lindore.

Riga është cilësuar si destinacioni me çmimet më të lira për britanikët të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve.

Studimi zbuloi se pushuesit duhet të paguajnë 499 paund për dy persona për të kaluar Krishtlindjet në Riga, krahasuar me 844 paund në vende si Kopenhagen, kryeqyteti i Danimarkës.

Në Pragë do paguani 582 paund për dy persona. Kryeqyteti çek është i lirë përsa i takon ushqimit, pijeve dhe produkteve të tjera që tregtohen në tregun e Krishtlindjeve.

Në Talin, Estoni, do paguani 606 paund. I katërti renditet Berlini, 631 paund,i cili konsiderohet si më i liri në Europën Perëndimore.

Edhe në Lilë, Francë do shpenzoni më shumë, të paktën 690 paund për dy persona. Mynihu nga ana tjetër është më i shtrenjtë se Berlini. Në Mynih, i cili mburret për një nga tregjet më të njohura të Krishtlindjeve në Europë, do paguani 699 paund.

Në vendin e shtatë renditet Budapesti me 731 paund, i ndjekur nga Stokholmi me 784 paund, Vjena me 803 paund dhe i fundit Kopenhageni me 844 paund.

Hulumtimi i “Travel Money” shërben si barometër vjetor në prag të Krishtlindjeve që udhëzon turistët se ku duhet t’i kalojnë ato referuar kostot të fluturimeve, strehimit, ushqimit, kafesë, pijeve dhe ushqimeve në tregun festiv të Krishtlindjeve.

NOA Sondazh