Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar projektin e “Unazës së Madhe”, si fund të pashmangshëm për kreun e qeverisë, Edi Ramën.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili shprehet se shpresat e Ramës për të mbyllur vjedhjen, kanë vdekur me kohë.
“Fundi fatal i Ramës nga vjedhja te Unaza e Re, i pashmangshëm. Vjedhja dhe skandali gjigand i 40 milion eurove te Unaza e Re ja ka mbyllur totalisht gojën Ramës. Fundi fatal me burg është i pashmangshëm. Asnjë rrethanë lehtësuese nuk ka.
Hajdutët dhe mekanizmi i vjedhjes është shumë i qartë. Kompani mashtruese deri në Amerikë, tendera mashtrues, kryeministër, ministër e drejtorë mashtrues, kjo është gropa septike e korrupsionit,që do të përpije pa kthim Ramën”, tha Vasili.
Më tej ai shton se çdo shpresë e kryeministrit se mund ta mbyllë këtë cështje ka vdekur. Ai i bën edhe nje apel bashkëpunëtorëve të kryeministrit, që ta braktisin, para se të jetë shumë vonë.
“Prokuroria të vonojë sa të dojë, këtë shëçtje nuk e mbyll dot përveç se do rëndojë edhe ajo veten. Publiku i ka në dorë të gjitha faktet të qarta, të pakundërshtueshme dhe asgjësuese.
Fundi fatal i Ramës është i pashmangshëm dhe askush nuk e ndihmon dot, as edhe trastat me euro. Kush ka mend është mirë t’i rrijë larg kryeministrit, që vjen erë që të mos qelbet edhe vetë”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/