Transmetuar më 10-12-2018, 15:10

Gjatë lidhjes live në Facebook, që kryeministri Edi Rama pati këtë paradite, e cilësoi ish-zëvendës ministrin e Arsimit, Taulant Muka si një larvë politike, edhe pse si shkencëtar mund të jetë i zoti.

Pas këtij etiketimi, Muka i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shprehet se sapo të përfundoj një takim në mes shkencëtarësh, do të nxjerrë të tjera të vërteta.

“Nxirr diplomën ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre ju bindem!”, shkruan Muka.

Më herët Rama u shpreh: Taulant Muka, unë nuk e njihja fare më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti. Nikolla më tha që ka një grup pedagogësh me një djalë që është në Zvicër, ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga silurët për plagjiaturat dhe i thashë bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja.

Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova dhe ky që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar. Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.

Ça bëri? Ditën e parë, dua veturë me shofer tha. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo, po ajo, babain e dua shofer të punësuar në ministri. Mi thoshte Lindita këto, thashë ça bën ky. Më çoi një sms, i thashë komuniko me drejtorin e kabinetit. Je shkencëtar, por s’do të thotë asgjë. Një larvë politike, kaq, këtë mendoj unë për këtë./b.l/noa.al/