Transmetuar më 10-12-2018, 13:56

U kthye në shtëpi pa sy, zemër dhe tru. Amanda Gill, një 41-vjeçare angleze gjeti vdekjen në Meksikë, ndërsa trupi i saj u gjymtua nga trafikantët e organeve, të cilët morën pjesët më të mëdha të organeve të saja jetësore.

Nëna e saj Elaine Hines, 65 vjeçe tha për mediat vendase, “U kthye në shtëpi bosh. Ia vodhën të gjithë çfarë kishte brenda. Nëse kjo i ndodhi Amandës, kushedi sa personave të tjerë mund t’iu ketë ndodhur?”, thotë e moshuara.

Autoritetet e spitalit në qytetin e Meksikos, ngritën duart, duke thënë se nuk dinin se çfarë kishte ndodhur me të dhe se trupi iu dorëzua policisë bashkë me të gjitha organet.

Amanda e cila punonte në banak në një lokal në Shipley, West York, gjeti vdekjen gjatë pushimeve të saj në Meksikë.

Ajo ndërroi jetë brenda 12 orëve në spital, si pasojë e komplikimeve të saja prej diabetit.

Gruaja e varrosi të bijën në 27 shkurt, në ditën e lindjes së saj, ndërkohë që ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017, shkruan noa.al.

Ndonëse ka kaluar afro një vit nga ngjarja e rëndë, Hines kërkon drejtësi për të bijën. /a.y/noa.al