Transmetuar më 10-12-2018, 12:39

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e sotëm lidhur me protestën e studentëve, komentoi edhe akuzat e zv.ministrit të Arsimit të propozuar prej tij, Taulant Muka, i cili akuzoi ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se e ka doktoraturën të kopjuar.

Por lidhur me akuzat ndaj tij, Rama tha se “Unë nuk jam as doktor, as profesor, siç thotë ai larva politike se kam kopjuar doktoraturën. Unë jam një piktor që e kam pasion punën në këtë vend”.

Sipas Kryeministrit, Taulant Muka mund të jetë shkencëtar i zoti, por tha se është një larvë politike. /a.y/noa.al

Tarifa për provimet e mbartura, Rama dekanëve dhe rektorëve: Nuk ua kishim borxh

Rama, studentëve: Luli dhe Mona presin që ju të bëni vezën e kuqe për ta! Si do i ulim tarifat

Protesta e studentëve, Rama: Aty rrini po s’doni dialog! Refuzimi si i Bashës kur u fut në çadër