Transmetuar më 10-12-2018, 10:39

Puçrrat janë një shqetësim shumë i madh dhe sidomos kur shfaqen në fytyrë, duke e dëmtuar seriozisht pamjen tonë.

Por pa shkuar te kremrat dhe trajtimet e shtrenjta, ju propozojmë një trajtim të thjeshtë të cilën mund ta përgatisni në kushte shtëpie.

Limoni është një aleat shumë i mirë, për gjithë ata që vuan nga aknet, madje cilësohet si një dezinfektues natyral.

Ndërkohë në sajë të substancave acide që përmban, arrin që të zbardhë lëkurën dhe të bëjë më pak të dukshme shenjat e errtë të lëna nga aknet.

Për të përftuar sa më shumë nga limoni, lëngun e tij të aplikuar mbi pambuk, aplikojeni në zonën e interesuar.

Lëreni të veprojë për rreth 5-10 minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të vakët. Limoni është tejet agresiv, ndaj nuk rekomandohet në lëkura tejet të ndjeshme. /a.y/noa.al