Transmetuar më 10-12-2018, 09:54

Një djalë 12 vjeç i cili lahet në lumë bashkë me qenin e tij dhe pozon me dy leopardë, ndër gjuetarët më të rrezikshëm në botën shtazore.

Një fotografi e cila gjatë javës së fundit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngjallur dyshime, se nuk është e vërtetë.

Por kjo është historia e Tiago, një djali i cili është në gjendje të ndërveprojë me leopardët, si të ishin mace.

Historia e tij raportohet nga versioni spanjoll i BBC. Tiago Silveira, i cili jeton në Brazil, është djali i Leandro Silveira dhe Anah Jacomo, dy biolog të cilët drejtojnë një park natyral dhe një shoqatë në mbrojtje të kafshëve.

Vogëlushi Tiago, qysh në vegjëli ka jetuar shumë pranë leopardëve, duke u rritur bashkë me ta, shkruan noa.al.

“Disa nga leopardët që ndodhen në park janë rritur bashkë me djalin tonë dhe nuk kanë asnjë rrezik bashkë, janë mësuar. Njeriu për leopardin nuk është pre, edhe pse reagojnë ndaj veprimeve të tyre, sidomos kur ndjehen të rrezikuar, por nëse i respekton nuk ka asnjë problem”, tregon Leandro Silveira. /a.y/noa.al