Transmetuar më 10-12-2018, 09:32
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, ta akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë Lulzim Biçaku, 19 vjeç banues në fshatin Qarrishtë dhe Gëzim Përrenja, 49 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Qëndër, Librazhd, në bashkëpunim me njërin- tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motoçikletë tip “Yamaha”, në pronësi të shtetasit Sh.M., 56 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motoçikleta e vjedhur.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al