Transmetuar më 09-12-2018, 21:13

Studentët e Tiranës që kanë 5 ditë që protestojnë kanë bërë publike kërkesat e tyre.

Në një letër me shkrim dore studentët kanë renditura 8 kërkesat e tyre, të cilat nisin me përgjysmim e tarifave të studimit dhe vënien në jetë kartën e studentit që është shumë jetike për ta.

Më poshtë keni kërkesat që studentët kanë renditur.

Data: 07. 12. 2018

Kërkesë

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla u ka kthyer përgjigje dhe thuhet se për kërkesat e tyre do të ngrihen grupe të posaçme pune.

Përgjigjia e Nikollës

Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencorr tashmë është garantuar ligjërtisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.