Transmetuar më 09-12-2018, 21:00

Kjo e hënë është një ditë pushimi për administratën, por jo edhe për studentët. Përpara tubimit të madh të së martës, studentët janë shprehur se do të protestojnë edhe nesër.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës do të bëhet si për çdo ditë te sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08.30 deri në 09.30 minuta.

Më tej do të vijohet me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta nis zyrtarisht përpara MAS në orën 10.00.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor.

Ndryshe prej ditëve të tjera, studentët janë ftuar që të marrin me vete pankarta, por edhe nga një libër.

Rama ndërkohë ftoi në dialog studentët, kurse këta të fundit thanë se duan plotësim të kërkesave që i kanë shkruar e zeza mbi të bardhë.