Transmetuar më 09-12-2018, 18:39

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte i pranishëm në ditën e 36-të të protestës së banorëve të "Unazës së Re", të cilët protestuan kundër prishjes së banesave të tyre.

Basha gjatë fjalës së tij u ndal edhe te protesta e studentëve të cilën e konsideroi kauzë të drejtë.

Basha dha një premtim para mediave ku tha se nëse do vijë në pushtet pushtet, PD do të anulojë ligjin për arsimin e lartë.

“Dua të përshëndes studentët, të cilët janë ngritur jo thjesht për tarifat, por për një sistem të kalbur gjerë në palcë. Shikoni se ku shkojnë investimet, ata shkojnë tek godina e Nikollës dhe tek e  kryeministrisë. Lluks për vete, mjerim për arsimin. Mbështesin dhe vijojmë të mbështesim studentët.

Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë dhe këtë do ta anulojmë sapo të na jepet besimi me votë. Jemi në mbështetje të protestës së studenteve dhe te kujtdo proteste. Shqipëria nuk mund ta duroje me ketë gjendje. Kjo duhet të marrë fund.”, tha Basha./a.k/noa.al/