Transmetuar më 09-12-2018, 18:27

Banorët te “Unaza e Re, në Tiranë, kanë mbajtur protestën e tyre të radhës.

Banorët kanë protestuar pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre, në ditën e tyre të 36-të.

Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.

Këtë mbrëmje i pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku tha se investigimi i medias dhe hetimet e autoriteteve amerikane zbuluan aferën korruptive tek Unaza, ndërsa shtoi se pas gjithë kësaj afere qëndron sipas tij kryeministri Edi Rama.

“Investigimi i medias dhe autoritete amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë afere korruptive. Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afere.

Edi Rama eshte ulur këmbëkryq me Salillarin, viktoria invest, dhe dhe biba x per te ndare miliona euro. Por prokuroria nuk ka ndërmarre asnjë veprim pre te marre ne pyetjet pronaret e kompanive.

Burime të besueshme për miliona euro të përftuar përmes kaparit.  Sot dua të shtrojë pyetjen paera shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro. Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe unaza është në këmbë.  Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar”, shtoi ai./a.k/noa.al/