Transmetuar më 09-12-2018, 18:03

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:20, ku një person është vetëplagosur me armë zjarri.

E.L., 40-vjeç, është vetëplagosur, në banesën e tij me pistoletë që e mbante pa leje.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/