Transmetuar më 09-12-2018, 17:40

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Një automjet tip "Benz" me targa AA 641 PU, me drejtues H.F., 24-vjeç banues në lagjen "Xhami" Peqin, është përplasur me automjetin tip "Ford" me targa AA 362 TR, me drejtues A.K., 40-vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 drejtuesit e automjeteve të cilët janë transportuar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjrjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/