Transmetuar më 09-12-2018, 16:05

Duke iu referuar protestës së studentëve para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, kreu i grupit paralamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se kambana të forta po bien në Shqipëri.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama është bërë sipas tij si qentë e rrugës, që i kanë lidhur nja ca teneqe tek bishti për të bërë zhurmë.

"Rama me antimitingje si qeni i rrugës me llamarina lidhur për bishti. Studentët kanë vënë në një provë ekzistence dhe morali të gjithë shoqërinë,ndërsa Ramen & Co në bankën e të akuzuarit. Këmbana të forta po bien në një Shqipëri që do të ndryshojë. Mijra të rinj që nuk kanë më asnjë minutë kohë për të pritur kanë përballë ca nepsqarë dhe të paditur, që ua thonë emrin qeveritarë", shkruan Vasili.

Sipas tij antimitingjet e Ramës jane e vetmja gjë që i pjell mendja shterpë atij kryeministrit.

"Sahati i ndryshkur Ramës ka ngecur 28 vjet më parë,kur edhe atëherë shterpoi,që të pillte ndonje ide përvec ca skizofrenive që e bënë qesharak përpara të gjithëve. Sot me ca majmunë antimiting po do të gërricë protestën e studentëve dhe ti ngjitet asaj nga pas si zorrë qorre. Rama është bërë sot si qeni i rrugëve, që i kanë lidhur ca teneqe te bishti për të bërë ca zhurme dhe për të ngrënë në fund shqelmin si çdo qen rruge që bezdis dynjanë. Koha e shqelmit për qenin e rrugës ka ardhur", e mbyll Vasili postimin e tij./a.k/noa.al/