Transmetuar më 09-12-2018, 14:48

Studentët ndodhen në ditën e pestë të protestës së tyre, ku ndonëse e diel janë mbledhur sërish para ministrisë së Arsimit, me thirrje për ulje tarifash.

Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestën, deri në momentin që të marrin zgjidhje kërkesat e tyre.

Duke u shprehur të vendosur për të qenë të bashkuar dhe pa ndikime politike, ata këmbëngulin në zgjidhje.

Në të kundërt paralajmërojnë se të martën do të mbahet protesta më masive e të gjithëve.

Artisti i njohur Robert Aliaj ka recituar një poezi të gjatë përpara studentëve.

Duke u bazuar mbi poezinë e njohur të Fan Nolit, "Anës Lumenjve", aty shprehen shqetësimet në të cilën ndodhet vendi.

Poezia:

Ah ku me hodhi Zoti, syrgjysonur e katosur

Po vajtonj pa fund, pa shpresë, mes Brukselit, mes BE- së,

Ku e lam’ e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti,

Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.

Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,

Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,

Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.

Ah ku me hodhi Zoti

Se ç’e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët,

Se ç’e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,

Se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë,

Me reforma, me hashash

Me drejtësi deledash,

Nënë thundrën e Mjerimit mes Belgjikës, Perëndimit…

Çirrem, digjem i vrerosur, i penduar, çarmatosur,

As i gjall as i varrosur, pres një shenj’ e pres një dritë,

Që të kthehem pas një ditë, në të ëmblën Shqipëri,

Ku kupton, qe je njeri, ah ku me hodhi zoti.

Në të ëmblën Shqipëri, ku kupton, qe je njeri

Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,

Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,

Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere

Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes

Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi,

Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,

Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna,

Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,

Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta,

Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota

Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal’ e më bën trim,

Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,

Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,

pranë vatrës, pranë punës,

nës Vjosës, anës Bunës.

Prane Lumbardhit larg prej dhunës

Ah ku me hodhi zoti.

Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,

brohoras me bes’ e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes…

Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur

Mes Brukselit ziliqar, o sa mire me ken shqiptar!"-/a.k/noa.al/