Transmetuar më 09-12-2018, 14:36

I ftohti dhe koha e lagësht ndikon shumë për të gjithë personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës apo nga shiatiku.

E megjithatë ajo që ne ju këshillojmë kur ja kapin dhimbjet e shiatikut është që duhet të merrni një flet lakre.

Si duhet të veproni?

Lajeni dhe ziejeni pak në ujë të pastër dhe ndërsa është ende e nxehtë, vendoseni në vendin e dhembjes dhe mbajeni derisa të ftohet tërësisht.

Do bënit mirë që të mos e hiqni gjatë gjithë natës, ndërkaq në mëngjes përsëriteni këtë metodë.

Gjithashtu këshillohet që fletën e lakrës ta shtypni me shishe apo me shkop petash dhe ta vendosni në vendin e dhembjes, duke e mbuluar me pambuk dhe duke e shtrënguar me fashë.

Është me rëndësi që tri herë në ditë t’i ndërroni kompresat, në mënyrë që të kenë efekt.

Kjo metodë do ndikojë në eliminimin e dhimbjeve./a.k/noa.al/