Transmetuar më 09-12-2018, 13:20

Lyerja e shpeshtë e flokut, tharjet e përsëritura me nxehtësi të lartë, kapja me modele të ndryshme dhe një sërë trajtimesh të tjera, çojnë në dëmtim të flokut.

Ndaj për flokët e dëmtuar nga trajtimet agresive, ju vjen në ndihmë një maskë që ka në bazë vezën, kosin dhe mjaltin.

Hidhni në një enë një kokërr vezë, katër lugë kos të bardhë dhe tre lugë mjaltë. Përziejini bashkë me një lugë druri deri sa të krijohet një masë kremoze, shkruan noa.al.

Më tej masën e përftuar aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, duke e mbështjellë me letër kuzhine.

Një trajtim i tillë i bën flokët tuaj të jenë më me jetë dhe më të rikuperuar. /a.y/noa.al